Një orangutang ‘zemërmirë’ i zgjati dorën një njeriu duke u përpjekur t’i shpëtojë jetën pasi ai kishte rënë në një pellg me ujë. Pamjet e rralla kanë kapur çastin kur majmuni u përpoq të ndihmonte një burrë që qëndronte poshtë tij në një lumë të thellë në Borneo.
Krijesa duket se po përkulet dhe i ofron ndihmë njeriut që ishte futur në lumin me baltë duke kërkuar për gjarpërinj, shumë prej të cilave përbëjnë një kërcënim për primatët.
Personi i zhytur deri në gjoks në ujë, është një punonjës i një fondacioni që përpiqet të shpëtojë speciet e rrezikuara të kafshëve dhe kishte pastruar gjarpërinjtë nga zona për të ndihmuar në mbajtjen e sigurt të orangutanëve përpara se ‘miku’ i tij kureshtar ta ndërpriste.