Vendosni fjalën kyçe....

Papa kritikon të pasurit: Jepni ca më shumë për ata që kanë nevojë


Papa Françesku kritikoi praktikën e uljes së taksave për të pasurit si pjesë e një ‘strukture mëkati’ dhe vajtoi faktin se miliarda dollarë përfundojnë në parajsat fiskale në vend të financimit për kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Duke folur në seminarin e ngritur nga Akademia Papnore për Shkencat Sociale, Papa kritikoi njerëzit më të pasur për pranimin e uljeve të përsëritura të taksave në emër të investimit dhe zhvillimit.

Këto “llogari të strehimit të taksave pengojnë”mundësinë e zhvillimit dinjitoz dhe të qëndrueshëm të shoqërisë, pohoi ai.

Ai shtoi se varfëria po rritej në të gjithë botën dhe se ajo mund të frenohej nëse më të pasurit do jepnin më shumë.

‘50 njerëzit më të pasur në botë kanë një kapital ekuivalent prej 2.2 miliardë dollarësh. Ata pesëdhjetë njerëz mund të financojnë kujdesin mjekësor dhe arsimimin e çdo fëmije të varfër në botë, qoftë përmes taksave, nismave filantropike apo të dyjave. Ata pesëdhjetë njerëz mund të shpëtonin miliona jetë çdo vit,’ tha Papa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *