Dhjetëra forca policie kanë ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në Berat e Fier.
Ato kanë ushtruar shënjestruar makinat me targa të huaja apo të shtrenjta.
Sipas policisë, kontrollet mbrëmjen e sotme në Fier kanë pasur në fokus persona në kërkim, ata që qarkullojnë me armë apo me mjetet të vjedhura.
‘Po ndodh në Fier. Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier’, njofton policia.