Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 636, thanë të premten autoritetet që po përditësojnë numrin e viktimave dhe të të prekurve.
Në një deklaratë, komisioni tha se 31.116 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani dhe 73 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është 186.045, ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar tani është 26.762.
Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur epideminë si emergjencë ndërkombëtare.