Vendosni fjalën kyçe....

Skandali i përgjimeve, dorëhiqet shefi i bankës “Credit Suisse”


Shefi i bankës zviceriane ‘Credit Suisse’, Tidjane Thiam, është dorëhequr për të mbrojtur reputacionin e bankës pas një skandali spiunimi, thuhet në një njoftim zyrtar.

Thiam u largua pas përplasjeve për pushtet me kreun e bordit, Urs Rohner.

Sipas raporteve, dy ish-punonjës ishin vënë nën mbikëqyrje, megjithëse Thiam mohoi të kishte dijeni për operacionet.

Duke folur për radion zvicerane, Rohner tha se largimi i Thiam ishte në funksion të ruajtjes së besueshmërisë së bankës ndërsa mohoi se kishte përplasje me të.

Skandali i mbikëqyrjes filloi të dalë në dritë në shtator kur një hetim gjeti ish-shefin kryesor të veprimtarisë së bankës, Pierre-Olivier Bouée, që kishte punësuar detektivë privatë për të gjurmuar ish-shefin e bankës për menaxhimin e pasurisë, Iqbal Khan.

‘Credit Suisse’ më vonë pranoi se ish-kreu i burimeve njerëzore, Peter Goerke, gjithashtu ishte mbikëqyrur, duke shkaktuar një hetim nga institucioni financiar zviceran, FINMA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *