Tirana ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë të javës së 21-të, duke mposhtur në transfertë Vllazninë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Cobbinah, që e ngjit ekipin kryeqytetas përkohësisht në vendin e parë të renditjes me dy pikë më shumë se Kukësi që pret nesër Laçin.
Kjo është fitorja e shtatë radhazi për bardheblutë që janë një nga rivalët kryesorë të Kukësit për titullin kampion.