Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria amerikane teston veshjen e re që neutralizon armët kimike


Ushtria amerikane po financon zhvillimin e një teknologjie rrënjësore të re të rrobave, që është e aftë të kapë gazrat nervorë si sarin dhe VX dhe t’i bëjë ato të padëmshme dhe inerte.

Studiuesit në Universitetin e Northëestern kanë zbuluar një nanomaterial që mund të shkatërrojë agjentët nervorë toksikë që përbëjnë një rrezik vdekjeprurës për njerëzit, pjesë e një përpjekjeje 10-vjeçare për të zhvilluar uniforma që mund të mbrojnë mbajtësit e tyre nga armët kimike, raportoi Wired.

‘Nëse e përdorim si duhet kiminë, ne mund t’i bëjmë gazet helmuese në johelmuese.’ – tha Omar K. Farha, një profesor i asociuar i kimisë në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave të Weinberg që drejtoi studimin.

Materiali i përbërë është një kornizë metalike-organike me bazë zirkoni (MOF) kanjë grilë që bllokon molekulat organike në poret e saj të gjera.

Mekanizmi bllokon gazin nervor ndërsa kalon nëpër pëlhurë dhe me anë të lagështirës së ajrit e prish agjentin nervor duke e kthyer në një kimikat të padëmshëm në vetëm disa minuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *