Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti ka një kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë


Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, duket se e ka marrë vendimin lidhur me atë se çfarë do të bëjë për taksën e vendosur ndaj Serbisë.

Ai thotë se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *