Vendosni fjalën kyçe....

Basketbollistët gjimnazistë në New Jersey rrahin trajnerin pas lojës (VIDEO)


Katër nxënës të shkollave të mesme në New Jersey u pezulluan pasi u akuzuan se kishin rrahur trajnerin e tyre të ri të basketbollit pas një loje.

Arsyeja e konfliktit mes tyre mbetet e paqartë, por pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se si trajneri është duke u rrahur nga lojtarët për më shumë se 25 sekonda.

Autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me incidentin, sipas CBS. Nxënësit, të cilëve nuk u është zbuluar identiteti, thuhet se janë pezulluar dhe do të përballen me kallëzime penale për sulm ndaj trajnerit.

“Detektivët tanë po hetojnë këtë incident për të identifikuar dhe për të paditur siç duhet ata individë të përfshirë”– tha drejtori i sigurisë publike të shkollës, Anthony F. Ambrose.

Edhe kryetari i bashkisë së Newark-ut, ku ndodhi incidenti, tha se ata që janë përfshirë nuk do të tolerohen.

“Veprimet e këtyre nxënësve nuk do të tolerohen dhe ato nuk përfaqësojnë shumicën e shkollës. Shkolla dhe ekipi kanë shumë fëmijë të mrekullueshëm, të cilët shkojnë në kolegj dhe bëjnë gjëra të mëdha, dhe ne jemi krenarë për ta.”-tha Ras J. Baraka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *