Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Paketa anti-KÇK përbën shkeljet më të rënda ligjore në 30 vite


Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Kjo Jave” në News24 theksoi se paketa Anti-KÇK përbën shkeljet më të rënda ligjore në këto 30 vite dhe është akti final i shtet-shkatërrimit.

Sipas Berishës ligjet shqiptare janë më të plotat që ekzistojnë  dhe e gjithi ky është një show antikushtetues. Rezultatet nuk priten sepse do të jenë të gjitha përfundim i një procesi të paligjshëm.  Ai thotë se kompetencave që ka gjykata ia ka dhënë policisë, pa amenduar.

Nuk ka amenduar ligjin e procedurës penale, që i jep personit 15 ditë afat për të provuar atë që i kërkohet, e ka shkurtuar këtë afat në 5 ditë. E gjitha kjo sipas Berishës përbën atë që e quan: Kap ça të kapësh në këtë fushatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *