Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video, nga dita kur doli për pazar me një zonjë pensioniste.
Bëhet fjalë për ditën kur u realizua fotoja e famshme e cila është kthyer në meme dhe është bërë virale në rrjet, ku Basha mban një qese me shegë.
Zonja Vera i tregon kryedemokratit se nga 18 mijë lekë pension, 13 shkojnë për të paguar dritat e ajo e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e tjera mujore për familjen e cila mbahet me pensionin e saj.
E në këtë video tregohet se shegët e famshme që për ditë me radhë pushtuan rrjetin, ia kishte blerë vetë Basha zonjës kur dolën për pazar pasi ajo i tha se do blinte vetëm “dy patëllxhanë, qepë, domate, kaq”.
Memet për Bashën: