Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Durrës, FNSH dhe Shqiponjat blindojnë qytetin


Një person i maskuar me shall e kapele dhe me një armë lodër në dorë, ka grabitur sot një filial të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit. Sipas policisë ai ka vjedhur një shumë prej 1 milionë lekësh.

“Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap.
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.” deklaron policia.

Sipas uniformave blu, janë angazhuar në kontrollin e zonës edhe FNSH-të dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ndërsa janë ngritur dhe pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

E paqartë mbetet pse punonjësi i pikës së kredisë e lajmëroi policinë vetëm 40 minuta pas ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *