IRA ka pranuar se është përpjekur të kontrabandojë një bombë në një kamion të destinuar për një traget që do të shkonte në Skoci.
Në një deklaratë të lëshuar për “Irish News” në Belfast, grupi pranoi se kishte planifikuar që bomba të shpërthente në ditën kur Britania e Madhe u largua nga BE-ja.
Pajisja shpërthyese u zbulua pas kontrolleve të policisë të martën. Bomba u çaktivizua nga skuadra e asgjësimit të bombave të ushtrisë.
Bomba ishte ngjitur në një rimorkio frigoriferike, që i përkiste një firme transporti të vendosur në këtë zonë.
The Guardian shkruan se IRA kishte planifikuar që ta kontrabandonte bombën përtej detit irlandez me një anije të destinuar për në Skoci. Më pas do të transportohej në një vend të panjohur në Angli në ditën kur Britania e Madhe do të largohej nga BE-ja.
Grupi disident ka thënë se bomba ishte në një kohëmatës dhe ishte e ngjashme me të tjerët të përdorur nga operativët e saj muajt e fundit. Sipas tyre, kishte pak shanse që bomba të binte nga rimorkio.
“Ishte koha që dalja e Britanisë nga BE dhe të tërhiqte vëmendjen në kufirin detar”– thuhet në deklaratën e IRA-s. Në rrjet janë publikuar edhe pamje të bombës të ngjitur në rimorkio.
Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), një organizatë paramilitare republikane që kërkon shkëputjen e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar.