Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarët skualifikohen nga festivali i Sanremos, njëri shau tjetrin gjatë performancës (VIDEO)


Dy artistë italianë janë skualifikuar nga gara në Sanremo, për shkak se patën një konflikt në skenë ndërsa po interpretonin këngën e tyre.

Këngëtari italian Morgan së bashku me Bugon konkuronin me këngën “Sincero”, mirëpo kur nisi performanca Morgan e ndryshoi tekstin e këngës duke sharë kolegun. Ky i fundit u largua nga skena.

Sot është caktuar një konferencë për mediat në orën 4 pasdite nga dy artistët. Ndërkohë Amadeus konfirmoi këtë mëngjes se Bugo dhe Morgan nuk do të pranohen në garë.

“As në garë natyrisht, as jashtë garës. Bugo ka dalë në pension fizikisht dhe kjo çon në përjashtimin e tij nga gara”- shpjegoi Amadeus.

Menaxheri i Bugo-s u shpreh i zhgënjyer për skualifikimin e këngëtarit nga festivali i Sanremos, duke deklaruar se nuk i kuptonte arsyet e vendimit.

“Ajo që ne nuk e kuptojmë është se pse u skualifikua edhe Bugo, i cili nuk e dinte që Morgan do të ndryshonte tekstin”– tha stafi. Morgan ishte i ftuar për një paraqitje, ai ishte mysafiri special në një pjesë të Bugos, mirëpo dyshja sipas quotidiano.net kishte patur debate që prej ditës së enjte gjatë provave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *