Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mposht Laçin dhe rimerr kreun, Skënderbeu barazon me Bylisin në një sfidë me polemika


Kukësi ka fituar ndaj Laçit në një sfidë me përmbysje. Me rezultatin 3-1, verilindorët marrin tre pikë të cilat japin sërish kreun e Superligës.

Kanë qenë miqtë nga Kurbini të cilët shënuan të parët me Nëabueze në minutën e 36’ të pjesës së parë, por vendasit do barazonin vetëm tre minuta më vonë me një gol të Kristal Abazajt, që do bënte që fraksioni i parë të mbyllej në barazim.

Në pjesën e dytë goli i epërsisë për verilindorët do vinte nga Shkurtaj në minutën e 68’ ndërsa për golin e tretë do mendonte Ethemi në minutën e 79’.

Në sfidën tjetër mes Skënderbeut dhe Bylisit të zhvilluar në Korçë, gjithçka ka mbaruar në barazim në një takim me polemika për shkak të një penalltie të diskutuar që u dha në dëm të mallakastriotëve.

Nga pika e bardhë shënoi Bruno Dita për juglindorët por miqtë nuk u pajtuan me këtë penallti ku lanë fushën për disa minuta në shenjë proteste.

Me tu rikthyer në fushën e lojës ballshiotët barazuan rezultatin me Sverio në minutën e 86’.

Me këtë rezultat Skënderbeu vazhdon të qëndrojë në zonën e rrezikut në vendin e tretë me pikë të barabarta me Vllazninë. Ndërsa Bylis mban vendin e 4 me pikë të barabarta me Laçin e vendit të tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *