Vendosni fjalën kyçe....

Mamaja fsheh para në mbeturina, për të parë se kush e ndihmon me punët e shtëpisë (FOTO)


Një nënë e cila ishte lodhur duke qenë e vetmja që kujdeset dhe e pastronm shtëpinë, ka gjetur një ide se si të frymëzojë familjarët e saj t’i vijnë në ndihmë.

Ajo nisi të vendoste rrotulla të letrave higjienike në banjë dhe copa letrash në dysheme, tek të cilat kishte ngjitur një shumë parash.

Kështu që kushdo që do të vendoste t’i jepte një ndihmë të vogël, mund ta gjente veten të shpërblyer.

Mirëpo, askush nga familjarët e saj nuk u interesua të mblidhte mbeturinat, duke lënë vetëm nënën e gjorë të merrej me këtë. Por kështu mbetën pa zbuluar dhe paratë.

Gruaja australiane e cila kishte bërë çdo ditë fotografi, i publikoi ato në ‘Facebook’. Siç shihet në foto, rrotullat e letrave higjienike kishin mbetur të paprekura në dysheme për plot shtatë ditë.

Nëse dikush do kishte menduar ta kapte, do kishte gjetur kartmonedhën 20 dollarëshe bashkë me shënimin: “Kush e gjen e mban”.

Në postim gruaja shkruan: “Keni nevojë për diçka që të frymëzoni fëmijët dhe burrat për të pastruar rreth shtëpisë? Është e qartë se kjo lojë nuk ka funksionuar ende këtu, mbase ndonjë ditë. Tani për tani unë do vazhdoj të vendos çmime, duke ditur se do kthehen.”

Tani që e zbuluan, me siguri fëmijët e saj këtë radhë do kujtohen t’i mbledhin mbeturinat. Siç shkruan Metro, nënat e tjera në rrjet u solidarizuan me gruan dhe disa prej tyre vendosën të bëjnë të njëjtën lojë në shtëpitë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *