Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA, zhvilloi një takim me kongresmenin Republikan Michael McCaul.
Meta ka zbuluar disa nga diskutimet me kongresmenin i cili është bashkëkryetar i Komisionit për Politikën e Jashmte të dhomës së përfaqësuesve në SHBA.
Meta thekson se SHBA-ja ka pritoritet kryesor investimet në Shqipëri si edhe bashkëpunimin ekonomik dhe luftën kundër terrorizmit.
“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul.
Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon”-shkruan Meta.