Vendosni fjalën kyçe....

“Oscars 2020” po afron, këto janë 9 fustanet që kanë mbetur në historinë e tapetit të kuq (FOTOT)


Ndërkohë që mbrëmja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2020” po afron, publiku pret edhe shfaqjen e përvitshme të modës që bëhet në tapetin e kuq.

Nga Angelina Jolie te Grace Kelly, janë disa aktore të cilat nuk kanë zhgënjyer me zgjedhjet e tyre për fustanet përgjatë viteve dhe “FoxNews” ka mbledhur 9 veshjet më ikonike.

Audrey Hepburn

“Veshja me fat” e Audrey Hepburn është ajo që nuk duhet harruar. Ajo fitoi çmimin si aktorja më e mirë në vitin 1954 për rolin e saj në “Roman Holiday”.

Hepburn kishte veshur një fustan me dantella, i cili u krijua nga stilistja legjendare Edith Head.

Grace Kelly

Fustani i akullt i Grace Kelly, i krijuar nga klienti Edith Head është një nga fustanet që i ka rezituar kohës. Kelly e veshi atë në ceremoninë e 27-të në 1955, ku ajo fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “The Country Girl.”

Julia Roberts

Fustani i zezë dhe i bardhë i “Valentino” është ndër fustanet më të pëlqyer që Julia Roberts ka veshur ndonjëherë.

Siç ka treguar edhe ajo vetë, fustanin që veshi në 2001-in e do ende dhe e ka akoma nën shtratin e saj, në një kuti. Atë vit Roberts u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Erin Brockovich”.

Lupita Nyong’o

Në vitin 2014, Lupita Nyong’o mori në shtëpi trofeun e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “12 Years a Slave”. Përpara fitores së saj të madhe, Nyong’o shkëlqeu tapetin e kuq e veshur me një fustan blu Prada që ishte bërë me porosi për të.

Angelina Jolie

Angelina Jolie ka patur dy momente të paharrueshme në “Çmimet Oscar” – një herë në 2004-ën kur ishte e veshur me një fustan të fildishtë mëndafshi nga Marc Bouwer, dhe tjetri në vitin 2012.

Gati 8 vjet më parë, Jolie doli me një fustan të zi kadifeje të “Versace”, me një të çarë të lartë të njërën anë.

Halle Berry

Halle Berry bëri histori në “Oscar 2002”. Ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë (për rolin e saj në “Monster Ball”).

Për mbrëmjen, Berry veshi një fustan të qëndisur nga Elie Saab.

Gëyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow pati një moment princeshe kur ajo veshi një fustan rozë të “Ralph Lauren” në 1999-ën.

“Unë thjesht kam dashur të dukem shumë e ëmbël”, tha Paltrow për pamjen klasike, sipas InStyle. Po atë vit, Paltrow fitoi çmimin për aktoren më të mirë për “Shakespeare in Love”.

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence mbeti e shtangur në shfaqjen e vitit 2013, ku ajo mori në shtëpi çmimin e aktores më të mirë për punën e saj në “Silver Linings Playbook”. Ajo ishte e veshur me një fustan të “Dior”.

Manovrimi me fustanin rezultoi i vështirë, pasi aktorja u rrëzua kur po ngjiste shkallët për të marrë trofeun e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *