Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot kampionët në fuqi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin.
Në ‘Selman Stërmasi’ pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën realizuan fillimisht Çinari me penallti dhe më pas Lorenc Trashi.
Ndërsa në sfidën tjetër Teuta ndau një pikë me Luftëtarin. Golin e Gomes në pjesën e parë e barazoi Lika në minutën e 90 i cili shtangu “djemtë e detit”