Ky është momenti kur tre të rinj vodhën nga një pikë e “Burger King” për t’u dhënë ushqim të pastrehëve.
Pamjet fillojnë me tre djemtë të ulur në një tryezë para se të bien dakord që të vjedhin diçka për të ngrënë.
Dy prej tyre hipin mbi banak dhe rrëmbejnë një kuti me hamburgerë ndërsa stafi përpiqet që t’i ndalojë, e miku i tretë filmon gjithçka.
E pasi i dhurojnë një burri të pastrehë hamburgerin, njëri nga djemtë shprehet krenar për veprimin e tij.
Videoja ka tërhequr mbi 22,000 shikime në mediat sociale dhe të rinjtë janë krahasuar me Robin Hood.