Tre shtetas shqiptarë janë përfshirë në një shkëmbin zjarri me policinë e shteti helen.
Policia ishte në vëzhgim të një mjeti i cili dyshohej se ishte përdorur në një grabitje në zonë, në qytetin e Korinthit.
Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.
Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.