Ushtari tajlandez qëllon mes turmës së njerëzve, humbin jetën 12 persona


Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri nga një ushtar tajlandez, në qytetin e Nakhon Ratchasima.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha “BBC“-së, se agresori quhet Jakraphanth Thomma, një oficer i ri. Ai kishte sulmuar shefin e tij para se të vidhte një armë dhe municion nga një kamp ushtarak e më pas hapi zjarr në një tempull Budist dhe një qendër tregtare në qytet, i cili ndodhet në veri-lindje të Bangkokut.

I dyshuari është ende i lirë, ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *