Një shtetase amerikane ka humbur jetën nga koronavirusi në Kinë, sipas ambasadës së SHBA-së në Pekin, duke u bërë kështu e para amerikane që ka humbur jetën për shkak të epidemisë.
Sipas New York Times, ajo ishte një grua rreth moshës 60 vjeç, e cila vdiq në Spitalin Jinyintan në Wuhan.
“Ne i ofrojmë ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e tyre. Duke respektuar privatësinë e tyre, ne nuk kemi asnjë koment tjetër.”-tha një zëdhënës i ambasadës.
Lajmi vjen pasi Ministria e Jashtme e Japonisë konfirmoi se dhe një shtetas japonez kishte humbur jetën nga pneumonia në Wuhan. Burri dyshohej se ishte i infektuar me koronavirus.
Deri më tani numri i vdekjeve e ka tejkaluar 700-ën. Virusi është përhapur në të gjithë botën në pothuajse 30 vende.
Vetë Kina ka mbyllur disa qytete, ndërsa shumë shtete të tjera kanë anuluar udhëtimet drejt Kinës.