Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona i përgjigjet Realit të Madridit, fiton me vuajtje e ngushton hendekun


Në një sfidë që i kishte të gjitha, Barcelona mundi Betisin në transfertë me rezultatin e ngushtë 3-2 e duke ngushtuar në 3 pikë largësinë nga Reali i Madridit që kryeson.

Të parët shënuan vendasit në minutën e 6-të por kjo zgjati shumë pak pasi tre minuta më vonë katalanasit barazuan me de Jong. Pjesa e parë prodhoi edhe dy gola të tjerë, nga një për secilin ekip me autorë Fekir e Busquets.

Më pjesën e dytë, Barcelona gjeti edhegolin e fitores me Lenglet në minutën e 72-të.

Fundi i ndeshjes u shoqërua me tension pasi pati nga një karton të kuq për secilin ekip ndërsa kartonët e verdhë të marrë ishin 9, me 4 prej tyre që u shndërruan në kartona të kuq. Kur nga fundi ka edhe 15 ndeshje çdo gjë është e hapur për sa i përket titullit kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *