Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates i bën vetes dhuratë superjahtin 645 milionë dollarësh


Njeriu i dytë më i pasur në botë i ka blerë vetes një superjaht të së ardhmes që vihet në lëvizje tërësisht nga hidrogjeni i lëngshëm dhe ndotja e tij është vetëm uji.

Bill Gates besohet të ketë paguar 645 milionë dollarë në mënyrë që të blinte superjahtin ‘Aqua’, që u prezantua në ‘Yacht Show Monaco’ vitin e kaluar.

Mjeti luksoz është 112 metra i gjatë, ka pesë kuverta të plotë me hapësirë ​​për 14 të ftuar, 31 anëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, parukeri, sallon masazhesh dhe pishinë në kuvertën e tij të pasme.

Por tipari i saj më mbresëlënës është motori që punon me hidrogjen të lëngshëm. Gates, 64 vjeç, dihet që rregullisht bën pushime në superjahre, megjithatë kjo është hera e parë që ai ka blerë një të tillë.

Në të kaluarën ai zakonisht merrte me qira anije gjatë udhëtimeve verore në Mesdhe.

Anija e re nuk pritet të jetë e gatshme për të lundruar deri në vitin 2024.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *