Një avion Boeing 737 i linjës ajrore ruse, UTair me 94 udhëtarë në bord, u përplas teksa ulej në një pistë në Rusi. 88 udhëtarët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u nxorrën më pas me dëmtime të lehta.
Avioni me dy motorë zbarkoi në aeroportin Usinsk, por u përplas me pistën. Njëri prej udhëtarëve filmoi gjithë skenën ku shihet avioni gjatë zbritjes sesi tronditet gjatë përplasjes me pistën e mbuluar me dëborë.
Përpara uljes pilotët kishin shkarkuar karburantin e tepërt, njoftuan mediat. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende por fillimisht dyshohet për ndonjë defekt apo gabim të pilotit.