Vendosni fjalën kyçe....

Debate në KOKSH, jep dorëheqjen pas 23 vitesh sekretari Stavri Bello


Pas 23 vitesh, Stavri Bello ka dhënë dorëheqjen nga detyra si sekretar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Sot u mbajt Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH-it, që erdhi si pasojë e përplasjes së kreut Viron Bezhani me sekretarin Stavri Bello.

Në këtë mbledhje, Bello deklaroi: “Jap dorëheqjen dhe ftoj gjithashtu që edhe presidenti të bëj të njëjtën gjë.”

Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra gjatë punimeve të Asamblesë, teksa përfaqësues të disa federatave kanë kërkuar largimin e Bezhanit e Bellos, kërkesë që ky i fundit e mori parasysh.

Pas këtij vendimi, ai ka kërkuar që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe presidenti Bezhani.
Ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka,  ka sugjeruar që zgjedhjet në KOKSH të bëhen pas olimpiadës, jo më larg se dhjetori i këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *