Vendosni fjalën kyçe....

Diodato triumfon në Festivalin e Sanremos, kënga që do përfaqësojë Italinë në “Eurovision 2020” (VIDEO)


 

Dje ishte mbrëmja e pestë dhe e fundit në edicionin e 70-të të festivalit të Sanremos, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Italinë në Eurovision.

Siç shkruan Corriere.it, çmimi i parë në “Sanremo 2020” iu dha kantautorit Diodato me këngën “Fai Rumore”, ose në shqip “Bëj zhurmë”.

Në vend të dytë u rendit Francesco Gabbani dhe në vend të tretë Pinguini Tattici Nucleari.

Fituesi i mbrëmjes, Diodato mori gjithashtu çmimin e Kritikës dhe çmimin ”Lucio Dalla”.

Kujtojmë se një vit më parë,  Italia u përfaqësua denjësisht nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila arriti të renditej e dyta në Eurovizion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *