Forca të shumta policie kanë ushtruar dy ditët e fundit kontrolle të shumta në qytetet kryesore të vendit. Në fokus kanë qenë makinat luksoze, me qindra prej tyre që janë sekuestruar.
Policia ka ushtruar dje e sot kontrolle të shumta në rrugët që lishin Shkodrën me Malin e Zi.
Patrulla të shumta policie kanë kryer kontrolle të shumta në rrugët Shkodër-Hani i Hotit, Shkodër-Muriqan e Shkodër-Lezhë.
Efektivët kanë ushtruar kontrolle për mjete që dyshohet se janë të vjedhura, shtetas të lëvizin me armë apo dhe të tjerë që janë në kërkim.