Vendosni fjalën kyçe....

Inter-Milan mes shifrash (Ndeshja e parë, fitorja më e thellë, bilanci)


Mbrëmjen e sotme, Interi e Milani do përballen në një nga derbit më ‘të nxehtë’ në kontinent.

Edhe pse vitet e fundit dy klubet e njohura kanë qenë larg asaj që përfaqësojnë në historinë e futbollit italian e atij europian, sërish derbi i Madoninës, është një nga interesantët dhe të ndjekurit.

Interi e Milani janë ndeshur gjithsej 295 herë, 224 ndeshje nga të cilat janë zyrtare. Ndeshja e parë mes dy ekipeve është luajtur më 10 janar 1909 dhe ka përfunduar 3-2 për Milanin.

Më shumë fitore në ndesjjet zyrtare ka Interi me 81 të tilla ndërsa në total Milani ka 112 fitore, 36 nga të cilat në ndeshje jozyrtare. Fitorja më e thellë në derbi i takon Milanit, që e ka mposhtur Interin me rezultatin 6-0 më 11 maj 2001.

Për sfidën e sotme janë publikuar formacionet zyrtare ku bie në sy prania që nga minuta e parë e Eriksen, i sapoardhur gjatë merkatos së dimrit.

Mungesë e rëndësishme në radhët e zikaltërve është ajo e argjentinasit Martinez, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kaljarit.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-1-1): PADELLI – D’AMBROSIO, DE VRIJ, SKRINIAR – CANDREVA, BARELLA, BROZOVIC, VECINO, YOUNG – ERIKSEN – LUKAKU

Milan (4-4-1-1): DONNARUMMA – CONTI, KJAER, ROMAGNOLI, HERNANDEZ – CASTILLEJO, KESSIE, BENNACER, REBIC – CALHANOGLU – IBRAHIMOVIC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *