Interi arriti një fitore fantastike 4-2 në derbi ndaj Milanit duke përmbysur gjithçka. Edhe pse u gjend në disavantazh 0-2 në pjesën e parë, ekipi i Kontes përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.
Golat u shënuan për Milanin nga Rebic e Ibrahimoviç në minutat 40 e 45. Me fillimin e pjesës së dytë zikaltërit u zgjuan duke shënuar tre gola me Brozoviç, Vecino, De Vrij e Lukaku në minutat 51, 53, 70 e 94.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Juventusin që hodhi një hap fals në ndeshjen e ditës së djeshme duke u mundur nga Verona në transfertë.
Në garë për titullin kampion është edhe Lacio që mban vendin e tretë me një pikë më pak se dy të parat. Ndërsa Milani po bën një sezon të dështuar dhe praktikisht është vetëm për vendin e gjashtë që e çon në Ligën e Europës sezonin që vjen.