Një grup shtetasish shqiptarë shkëmbeu zjarr me policinë greke ditën e sotme në zonën e Korinthit. Sipas policisë greke, ata ishin pjesë të një grupi që dyshohej se merrej me grabitje.
Gjatë përplasjes me armë, dy shtetas shqiptarë u plagosën ndërsa një tjetër u arrestua pak çaste më vonë.
Në pranga kanë rënë Eljon Deraj, Andrea Caushaj e Amarildo Caushaj ndërsa në kërkim janë shpallur Arsen Bajrami e Ernest Mustaj.
Gjatë kontrollit në mjetin e tyre policia greke ka sekuestruar armë zjarri automatike, pistoleta, thika, kapuçë e sende të tjera që përdoreshin gjatë grabitjeve të dyshuara.