Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias


Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias, që do të zhvillojë një vizitë zyrtare 3 ditore në Tiranë.

Vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

Në këtë paketë, janë dy projektligje, i pari për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).

Në axhendën e tyre delegacionit të Venecias, përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Delegacioni do të pritet të hënën në një takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, në orën 9:15 në ambienet e Parlamentit.

Të martën e 11 shkurtit delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *