Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha ngre pengesa anës rrugës në pronat e saj, ndalon makinat të parkojnë falas


Mbretëresha Elisabeth II, ka urdhëruar ngritjen e pirgjeve të dheut, për të penguar shoferët që të parkojnë në pronat e saj në Sandringham.

Siç shkruan Daily Mail, kontraktuesit kanë ngritur pirgje me dhe anës rrugicave në skajet e pronave të mbretëreshës, të mbjella me bar. Kjo vjen në të njëjtën kohë me njoftimin se shoferët që deri tani parkonin falas anës rrugës, nëse do të parkojnë përsëri do të gjobiten.

Besohet se stafi i mbretëreshës kishte frikë nga një rritje e madhe e numrit të makinave që parkoheshin atje. Muret prej dheu paraqesin një pengesë të dukshme për shumicën e makinave, të cilat do t’i drejtojnë shoferët drejt dy parkingjeve zyrtare.

Vizitorët e rregullt kanë protestuar në mënyrë dhe e kanë akuzuar mbretëreshën 93-vjeçare për përfitime nga subjektet e saj. Parkimi në pronat e mbretëreshës në Norfolk ka qenë falas deri tani.

E shumë njerëz parkonin buzë barit, që të mund të bënin një shëtitje në pyll ose të shijonin piknikët pranë makinave të tyre.

Shoferët tanimë do të paguajnë 3 pound për të parkuar deri në dy orë, 5 pound deri në katër orë, dhe 7 pound gjatë gjithë ditës nëse duan të ecin në pyll, ose të vizitojnë dyqanet apo restorantet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *