Sipas një studimi të ri, koronavirusi mund të përhapet dhe përmes baktereve gjatë diarresë.
Ky zbulim vjen pasi ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar se virusi mund të përhapet edhe në sy dhe njerëzit e në veçanti mjekët, duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten e tyre.
Mbi 800 njerëz kanë humbur jetën dhe 35,000 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi i cili shpërtheu fillimisht në qytetin e Wuhan-it në Kinë.
Rruga kryesore për transmetimin e koronavirusit besohet të jetë kolla e një personi të infektuar. Por siç shkruan The Sun, studimet e hershme u përqëndruan më shumë te pacientët me simptoma të frymëmarrjes dhe mund të kenë anashkaluar ato që lidhen me traktin tretës.
Sipas një raporti, 14 nga 138 pacientë të shtruar në një spital Wuhan fillimisht u paraqitën me diarre dhe vjellje një ose dy ditë para se të fillonin të kishin ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
Pacienti i parë amerikan i diagnostikuar gjithashtu pati lëvizje të zorrëve për dy ditë dhe virusi u zbulua më pas në jashtëqitjen e tij, dhe ka pasur plot raste të tjera të ngjashme të dokumentuara në Kinë.
Hulumtimi i ri u ndërmor nga autorë kinezë dhe u botua në Journal of the American Medical Association. Profesori i kujdesit shëndetësor mjedisor në Universitetin e Southampton, William Keevil, tha se raportet mbi virusin u shfaqën së pari në një “rrugë transmetimi fekale”.
Kjo gjë ka ndodhur dhe me SARS dhe mundësia që të ndodhë kështu dhe me koronavirusin nuk është aspak befasuese për shkencëtarët, duke pasur parasysh që virusi i ri i përket së njëjtës familje.
Benjamin Neuman, një ekspert për virologji në Texas tha që transmetimi përmes feçeve “sigurisht që ia vlen të merret në konsideratë”.
Një tjetër mënyrë transmetimi është edhe përmes shikimit.
Ndërkohë muajin e kaluar eksperti kinez i pneumonisë Guangfa Wang u infektua nga koronavirusi gjatë vizitës në Wuhan. Ai gjatë vizitës kishte veshur një maskë për fytyrën, por nuk mbante syze mbrojtëse dhe më vonë u ankua për “skuqje të syve”.
“Ekspozimi i pambrojtur i syve në klinikën Wuhan Fever mund të ketë lejuar që virusi të infektojë trupin.” – tha ai.
Raporti këshillon mjekë se duhet të mbrojnë veten e tyre. “Të gjithë okulistët që shqyrtojnë rastet e dyshuara duhet të mbajnë syze mbrojtëse”- citohet në raport.