Vendosni fjalën kyçe....

OFL zbarkon në Vlorë për personat me të shkuar kriminale, postblloqe dhe në hyrjet-daljet në Fier


Ne kuadër të Operacionit Forca e Ligjit janë zhvilluar kontrolle në Fier edhe në qytetin e Vlorës gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës, por dhe gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

Sipas “Ora News“, në Vlorë se janë marrë për në komisariat 3 automjete të cilat janë në proces verifikimi. Automjetet gjenden tashmë në policinë e shtetit Vlorë dhe po i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm. Fakti që janë në proces verifikimi nuk mund të jepen detaje se kujt i përkasin.

Gjatë ditës pritet të dalin informacione zyrtare nëse do të sekuestrohen dhe se kujt i përkasin. Kontrollet do të vijojnë dhe për personat që i kanë shpëtuar deri më tani ligjit.

Ndërkohë në Fier, janë vendosur postblloqe në hyrje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje në aksin Fier-Vlorë.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë personat që rezultojnë të shpallur në kërkim për armë apo drogë.

Operacionet nisën mbrëmjen e së premtes dhe vijuan edhe përgjatë të shtunës në Fier, Elbasan, Korçë, Sarandë e qytete të tjera, e do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *