Prokuroria e Tiranës ka vendosur që dosjen e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës ta kalojë në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
49-vjeçari Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar në Kamëz, dhe mendohet se u torturua deri në vdekje nga autorët.
Edhe pse ka raportuar se ka vdekur, policia ende nuk e ka gjetur trupin e Prengës, i cili dyshohet se është groposur në zonën e Shijakut.
Sipas hetimeve, pengmarrja e Jan Prengës dyshohet se është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal që operon në trafikun e drogës në Angli.
Vëllai i Prengës dyshohet se kishte për detyrë të dërgonte një ngarkesë me 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine. Ai dyshohet se e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Dhe për t’i bërë presion është urdhëruar pengmarrja e të vëllait. Urdhri besohet se është dhënë nga një shqiptar i burgosur në Ekuador.