Një person është plagosur me thikë këtë mesditë në qytetin e Shkodrës. I plagosuri është një 42-vjeçar me inicialet B.I i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Shtojc i Ri për shkaqe ende të paqarta ndërsa nuk dihet ende se kush është personi që e ka sulmuar.