Vendosni fjalën kyçe....

Po luanin poker, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë, procedohen 6 klientët


Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali në Tiranë, pasi dyshohet se organizonte lotari të palejuara.

Efektivët shkuan për kontroll në lokalin që ndodhet në Kombinat, pasi mësuan për aktivitetin e paligjshëm që ushtrohej atje. Gjatë kontrollit, u gjetën gjashtë persona duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.

Ata u proceduan penalisht ndërsa pronari me inicialet E. B., 40 vjeç, u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

Vihet në  pranga pronari i lokalit.Procedohen penalisht gjashtë shtetas  të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal  ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *