Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia Ciara përfshin Holandën, anulohen mbi 100 fluturime nga aeroporti i Amsterdamit


Rreth 120 fluturime drejt dhe nga aeroporti i Schiphol-it në Amsterdam, janë anuluar ose vonuar për shkak të stuhisë së fuqishme në oqeanin Atlantik.

Siç shkruan Reuters, Instituti Meteorologjik Holandez lëshoi një alarm për pasditen e së dielës kur stuhia Ciara përfshiu bregdetin holandez, pasi kaloi Britaninë gjatë natës.

Stuhia po lëvizte me më shumë se 100 kilometra në orë. Të gjitha ndeshjet profesionale të futbollit holandez u anuluan, së bashku me shumicën e ngjarjeve sportive që organizohen në natyrë.

Erërat prej 100 kilometrash në orë u regjistruan menjëherë pas mesditës në Hollandë dhe priten shkulme ere deri në 140 kilometra më vonë gjatë natës.

Transporti publik dhe trafiku rrugor mund të ndërpriten për shkak të përmbytjeve lokale dhe pemëve të shkulura, paralajmëruan autoritetet, duke i këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *