Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në SHBA, digjen brenda shtëpisë nëna me 6 fëmijët


Një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj, përfshirë një fëmijë një vjeç, vdiqën pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e tyre në Mississippi, SHBA.

Babai ishte i vetmi i mbijetuar nga flaka që përfshiu shtëpinë prej druri. Ai u dërgua në një spital për t’u kuruar nga helmimi prej tymit dhe djegiet e shkallës së dytë.

Shkaku i zjarrit po hetohet nga autoritetet. Zyrtarët lokalë thanë se nuk kishte asnjë dyshim për vënie flake me qëllim dhe u thanë mediave amerikane se shkak për zjarrin mund të ishte bërë një defekt elektrik.

Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1951 ndërsa shufrat e hekurit në dritare mund të kenë penguar anëtarët e familjes që të dilnin jashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *