Vendosni fjalën kyçe....

Vdekjet nga koronavirusi ia kalojnë SARS-it, sa ka shkuar numri i viktimave deri më tani


Numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të koronavirusit ka arritur në 803 sipas BBC-së, duke kapërcyer numrin e atyre që vdiqën nga pandemia SARS.

774 njerëz humbën jetën midis viteve 2002 dhe 2003, kur shpërtheu SARS, një koronavirus tjetër që u transmetua nga kafshët te njerëzit në Kinë. 349 prej viktimave ishin vetëm në territorin e Kinës, numër që koronavirusi ka javë që e ka kaluar në këtë territor.

Ndryshe nga SARS, përveç 2 viktimave, të gjithë të tjerët që humbën jetën nga koronavirusi janë nga territori i Kinës. E madje 780 prej viktimave janë nga provinca e Hubeit në Kinë, që është dhe epiqendra e shpërthimit të virusit të ri.

Më shumë se 34.800 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën, shumica dërrmuese në Kinë.

Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një emergjencë globale shëndetësore mbi virusin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *