Vendosni fjalën kyçe....

Vritet ushtari që i mori jetën 26 njerëzve në Tajlandë


Vritet ushtari që i mori jetën 26 personave dhe plagosi 57 të tjerë në Tajlandë. BBC shkruan se ushtari është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.

Të shtunën Jakraphanth Thomma vrau oficerin e tij para se të vidhte armë nga një kamp ushtarak. Ai doli me armë në rrugë dhe nisi të qëllonte në një qendër tregtare në qytetin Nakhon Ratchasima, i njohur ndryshe edhe si Korat. 

Sulmuesi i cili e publikoi ngjarjen në mediat sociale, u qëllua për vdekje pasi u mbajt gjithë natën në një ndërtesë nga ku nuk kishte mundësi të arratisej.

Policia tajlandeze e ka identifikuar ushtarin 32-vjeçar si Jakrapanth Thomma. Ai postoi disa mesazhe në ‘Facebook’ gjatë sulmit, derisa adresa e tij u mbyll nga kompania.

Sipas autoriteteve, motivi për sulmin kishte të bënte me faktin se ushtari besonte se ishte mashtruar në një marrëveshje prone.

Jakrapanth Thomma


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *