Në një zbulim që media lokale e ka quajtur ‘Altamira e Katalonjës’, një shkëmb me gdhendje prej 15,000 vjetësh, që përshkruan dhjetëra kafshë, është gjetur në një shpellë në rajonin e Tarragonës në Spanjën veriperëndimore.
Rreth 100 gdhendje të kafshëve përfshirë kuaj, qe dhe drerë, si dhe simbole misterioze abstrakte, u gjetën në një shpellë në fshatin L’Espluga de Francolí.
Veprat e lashta të artit u zbuluan të premten teksa po kryheshin kërkime pas përmbytjeve të tetorit të kaluar. Gdhendjet janë jashtëzakonisht delikate e arkeologët paralajmëruan se edhe prekja më e vogël mund t’i dëmtojë.
Me moshë 15.000 vjeçare, arti i shpellës së gjetur është ndër më të vjetrit në Mesdhe.