Pas një sezoni të ndarjes së çmimeve, më në fund kemi arritur në majën e majave – Çmimet Oscar. Tapeti i kuq këtë radhë ishte pak më i qetë, me më shumë fustane të zeza, disa të bardha dhe më pak shkëlqime ngjyrash.
Revista e modës Harpers Bazaar ka zgjedhur 10 fustanet më të mira që u shfaqën mbrëmë në tapetin e kuq, duke nisur nga ai i Charlize Theron deri te Saoirse Ronan.
Një nga fustanet më të veçanta ishte ai i Natalie Portman, e cila kishte gdhendur në pelerinën e zezë emrat e të gjitha regjisoreve gra të cilat nuk ishin të nominuara për një çmim “Oscar”.