Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Buçimas, në Pogradec.
Bëhet e ditur se një makinë ka përplasur një vajzë 18-vjeçare, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Vajza ka marrë dëmtime dhe po transportohet me urgjencë që drejt spitalit, megjithatë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave te aksidentit.