Brad Pitt ka fituar çmimin si aktori më i mirë joprotagonist për rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino-, “Once Upon a Time in Hollyëood”, i cili është dhe Oscar-i i tij i parë në aktrim.
Këtë çmim ai ia dedikoi fëmijëve të tij që ka me aktoren Angelina Jolie: Maddox, 18; Pax, 16; Zahara, 15; Shiloh, 13; Knox, 11; Vivienne, 11.
“Kjo është për fëmijët e mi, të cilët ngjyrosin gjithçka që bëj. Ju adhuroj!”- tha aktori duke iu dhuruar atyre një puthje nga skena.
Pitt nuk harroi të falënderonte regjisorin për rolin që i ofroi, por nuk harroi as kolegun e tij DiCaproi-n. E në çmimin e tij të parë Oscar si aktor, fjalimi i Pitt pati dhe ngjyrime politike.
Ai bëri shaka se atij iu dha 45 sekonda për të folur në fjalim, që ishte më shumë sesa senati dha ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton. Duke iu referuar procesit ndaj presidentit Donald Trump.
Kjo shaka u prit me të qeshura nga publiku.
Aktori 56-vjeçar ka fituar një çmim Oscar edhe në vitin 2013, si producenti i filmit “12 Years a Slave”.
Brad Pitt dedicated his first-ever acting Oscar win to his 6 children. ❤️ pic.twitter.com/CeEN0BqgCn
— People (@people) February 10, 2020