Vendosni fjalën kyçe....

Dhoma Amerikane e Tregtisë shuplakë qeverisë: Korrupsioni e taksat e larta pengojnë investimet


Dhoma Amerikane e Tregtisë ka thënë sot se korrupsioni e takasat e larta janë arsyet pse investitorët e huaj qëndrojnë larg Shqipërisë e zgjedhin vendet e tjera të rajonit për investime.

Kreu i kësaj dhome, Enio Jaçe, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se korrupsioni në vend mbetet një nga arsyet madhore që pengon invesimet e huaja në vend.

‘Korrupsioni është faktori kryesor që mban larg Shqipërisë investimet e huaja. Ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale dhe niveli i taksave që nuk është konkurrues në rajon, janë arsyeja e dytë pse  investitorët zgjedhin Maqedoninë e Veriut ose Serbinë para Shqipërisë. Korrupsioni është një nga problemet madhore, është i përhapur në Shqipëri,  pengon investimet e huaj. Ne bëjmë një anketë me anëtarët dhe problemi i parë janë monopolet dhe konkurrenca e pandershme, që vijën si rezultat i korrupsionit. Korrupsioni është një problem dhe çfarë do të themi në ne lidhje me klimën e investimeve ka një element të fortë që në rast se nuk godasim në thelb korrupsionin nuk mund të bëjmë hapa para. Problemi është a kemi një vullnet për ta luftuar korrupsion, dhe kjo do të jetë deçizive për Shqipërinë, çka do të thotë  vendi do të jetë në gjendje apo jo të tërheq investime të huaja.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *