Vendosni fjalën kyçe....

Disa bashki pa kryetarë, Balla thirrje Metës: Zgjohu


Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë mëngjesin e sotëm, për të diskutuar për organizimin etyre të brendshëm. Në përfundim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, edhe njëherë tjetër ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të bëhen në qershor të vitit 2021 dhe se s’do ketë zgjedhje të parakohshme.

“Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”, tha Balla.

Në këtë deklaratë, Balla foli dhe për disa nga bashkitë e vendit të cilat kanë mbetur pa kryetarë pas shkarkimit të tyre, për shkak se kishin shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Balla thotë se presidenti Ilir Meta e ka në dorë plotësimin e këtyre vakancave dhe i kërkon atij të zgjohet nga gjumi.

“Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjohet dhe të respektojë kushtetutën. Kemi marrë një sërë kandidaturash, shumë reputative dhe intelektuale që të përfaqësojnë popullun e Shkodrës. Jemi duke diskutuar, shumë shpejt do kemi një drejtues të PS që të përmbushë pritshmëritë e strukturës”-janë fjalët e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *