Vendosni fjalën kyçe....

Doni të hakmerreni ndaj ish-të dashurit për Shën Valentin? Kopshti Zoologjik në SHBA ofron një zgjidhje origjinale


A doni të hakmerreni ndaj ish-it tuaj?

Kopshti Zoologjik i San Antonios në SHBA ka një zgjidhje origjinale për këtë. Për vetëm 5 dollarë, stafi i kopshtit zoologjik do të emërojë një buburrec  me emrin e ish-të dashurit tuaj dhe do ia japë atë për një kafshe tjetër në ditën e Shën Valentinit.

Dhe në qoftë se ish-i dashuri juaj ka qenë tejet i keq me ju, mund të paguani 20 dollarë që me emrin e tij të emërtoni një mi dhe më pas ai do i jepet si ushqim një gjarpri.

Pjesa më e mirë e marrëveshjes? Ju nuk duhet të jeni në kopshtin zoologjik për të parë buburrecin apo miun teksa hahet. Kopshti Zoologjik planifikon të transmetojë ngjarjet drejtpërdrejt në Facebook Live.

Ju do të merrni edhe një çertifikatë për ta shpërndarë në median sociale.

Sipas Kopshtit Zoologjik ju keni afat deri më 13 shkurt në orën 5 pasdite për të paraqitur një emër përmes faqes në internet. Vetëm emrat e parë do të shfaqen gjatë ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *